Pas dy ditësh, policia arrin të arrestoj një të dyshuar që theri me thikë dy persona në Pejë
Policia e Kosovës, pas dy ditësh ka arritur që të arrestoj njërin prej të dyshuarve i cili theri me thikë dy të mitur në Pejë.

Lajme
Dy ditë më parë, në Stacionin e Autobusëve në Pejë, ishin therur me thikë dy persona të mitur, të cilët kishin pësuar plagë të rënda në kokë e në pjesë të tjera të trupit, shkruan lajmi.net.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka arritur që të arrestoj njërin prej të dyshuarve.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar për veprën ‘vrasje në tentativë’
“Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Hetimeve Rajonale DRP Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur që të identifikojë njërin nga të dyshuarit e veprës ‘ Vrasje në tentativë’, rast që kishte ndodhur më datë 30.04.2019 rreth orës 17:18 në vendin stacioni i autobusëve në Pejë, me ç’rast viktima të këtij rasti ishin shtetasit E.H dhe S.U”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, shkruan më tutje lajmi.net.
Siç bëhet e ditur në njoftim, i dyshuari është arrestuar sot me datë dhe është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe të gjitha veprimet hetimore janë koordinuar me prokurorin e shtetit, ku edhe i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme.
Lexo edhe:
Hetuesit janë në kërkim edhe të të dyshuarve tjerë për të cilët mendohet se ishin bashkëkryes në ketë vepër.
Po ashtu, policia ka bërë apel te qytetarët që t’iu shmangen veprimeve të kundërligjshme.
“Policia e Kosovës apelon të qytetarët dhe kërkon nga ata që t’u shmangen veprimeve të kundërligjshme për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së qytetarëve tjerë në vend. Nëse qytetarët nuk kursehen nga veprimet e kundërligjshme, policia konform detyrimit ligjor që ka, do të jetë e pa kompromis në zbatimin e ligjit duke sjellë të gjithë të dyshuarit para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/