Pas dhunës ndaj Gjestit, Vserlo i del në përkrahje Jozin dhe e shpall “mbret”: Reagimet e tij “ndezin” rrjetin

Aktit të dhunës së ushtruar nga Jozefin Marku ndaj Besart Kelmendit (Gjesti), gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania”, i ka duartrokitur një nga ish-banorët e këtij edicioni, duke shkaktuar reagime të forta në publik. Bëhet fjalë për ish-banorin Vserlo, i cili ka reaguar në rrjetet sociale menjëherë pas incidentit që ndodhi live në transmetim.…

ShowBiz

13/04/2025 08:20

Aktit të dhunës së ushtruar nga Jozefin Marku ndaj Besart Kelmendit (Gjesti), gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania”, i ka duartrokitur një nga ish-banorët e këtij edicioni, duke shkaktuar reagime të forta në publik.

Bëhet fjalë për ish-banorin Vserlo, i cili ka reaguar në rrjetet sociale menjëherë pas incidentit që ndodhi live në transmetim.

Përmes një Instastory, ai i ka vendosur Jozit emojin e kurorës, duke e cilësuar si “mbret”, një veprim që është interpretuar si përkrahje publike ndaj dhunës.

Por nuk mjaftoi me kaq. Vserlo ka publikuar gjithashtu një mesazh me nënkuptime të drejtuar Gjestit, duke shkruar: “Shpresoj të kujtohet veza”, referencë e dyshuar ndaj një incidenti të mëparshëm mes tyre gjatë kohës në shtëpi.

Reagimi i tij ka ndezur rrjetin dhe ka ngjallur kritika të shumta, veçanërisht në një moment kur dhuna është dënuar gjerësisht nga publiku, figura publike dhe vetë produksioni i spektaklit.

Mbështetja që i jepet një akti të tillë është parë si nxjerrje jashtë çdo norme të respektit dhe etikës, veçanërisht në një emision me ndikim të madh social dhe kulturor në publikun e gjerë.

Ndërkohë, Jozi vazhdon të qëndrojë në vëmendjen e drejtësisë pas arrestimit të tij nga Policia e Shtetit, ndërsa Gjesti është rikthyer në shtëpi pas trajtimit mjekësor, për të vijuar garën në finalen e madhe që do të zhvillohet më 19 prill.