Pas dënimit nga UEFA, vjen reagimi i Skënderbeut
Klubi i Skënderbeut e ka konfirmuar dënimin nga UEFA.
Sport
Kampioni i Shqipërisë është përjashtuar për një vit nga garat evropiane, pas akuzave për trukimin e ndeshjeve.
Korçarët nuk do ta pranojnë këtë vendim, ndërsa kanë paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit.
Reagimi i plotë:
UEFA pezullon padrejtësisht Skëndërbeun nga Europa për sezonin 2016- 2017
Ka mbërritur sot në zyrat e klubit KF Skënderbeu, vendim i UEFA-s i cili ka pezulluar padrejtësisht ekipin e Skëndërbeut për një sezon (2016 -2017) nga Kupat e Europës.
Njoftojmë gjithë familjen bardhekuqe, që pavarësisht këtij vendimi, aspak te drejtë, aspak te provuar dhe argumentuar, të marrë në dëmin e klubit tonë, që ky vendim do te kundërshtohet në instancat më të larta.
Jemi të sigurtë që e drejta e mohuar në UEFA, do të fitohet në CAS nga klubi ynë.
Bëjme me dije të gjithë tifozerinë korçare, që ka nisur menjëherë përgatitja e dokumentacionit nga grupi i specializuar i avokatëve për ta paraqitur mbrojtjen e “KF Skënderbeu” në Gjykatën e Arbitrazhit në Luzanë.
Skëndërbeu është i qetë , nuk do të dorëzohet dhe sigurisht nuk do të heqë dorë nga e drejta absolute e mohuar padrejtësisht në mënyrën më flagrante.. Sëbashku jemi më të fortë!