Pas deklaratës skandaloze të Osmanit për “900 banda”, Sveçla sot thotë se vazhdon çmontimi i elementeve kriminale të Serbisë

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla ka rikthyer paksa deklarimin e bërë nga presidentja e vendit ditë më parë për “çmontimin e 900 bandave në Kosovë”. Sveçla u deklarua për gjetjen e uniformave ushtarake dhe emblema të ushtrisë serbe dhe të një predhe antitank në veri të vendit, saktësisht në Donje të Jarinjës. Policia e Kosovës…

Lajme

19/11/2025 12:07

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla ka rikthyer paksa deklarimin e bërë nga presidentja e vendit ditë më parë për “çmontimin e 900 bandave në Kosovë”.

Sveçla u deklarua për gjetjen e uniformave ushtarake dhe emblema të ushtrisë serbe dhe të një predhe antitank në veri të vendit, saktësisht në Donje të Jarinjës.

Policia e Kosovës njoftoi se dje gjatë një patrullimi në një objekt të pabanuar kanë gjetur uniforma e predhë, ndërsa Sveçla sot tha se do të vazhdojmë pa u ndalur punën dhe angazhimin tonë në çrrënjosjen e çdo mbetje terroriste të Serbisë në vendin tonë, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale e terroriste të Serbisë, në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë dhe mbrojtjes së Republikës sonë.

Mbrëmë, njësitë e Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit në një objekt të pabanuar në fshatin Donje Jarinje, kanë hasur uniforma ushtarake dhe xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë si dhe një predhë antitank.

Do të vazhdojmë pa u ndalur punën dhe angazhimin tonë në çrrënjosjen e çdo mbetjeje terroriste të Serbisë në vendin tonë.

Institucionet tona mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj ligjit, sigurisë dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Çdo veprim që cënon sigurinë e qytetarëve tanë do të trajtohet me vendosmëri dhe profesionalizëm./Lajmi.net/