Pas deklaratës së Robertit për të, Tuna bën këtë veprim

9:53 | 26 Maj 2018

Gjatë ditës së djeshme ka bërë bujë në medie një deklaratë e Robert Berishës.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në të cilin foli shumëçka nga jeta e tij private dhe ajo profesionale, shkruan lajmi.net.

Ai madje zbuloi edhe detaje rreth raportit që ka me kunatën e tij Tunën, për të cilën tha se nuk dëshiron ta shoh me sy.

Më tej, burime të lajmit mësuan se arsyeja përse Roberti dhe Nora nuk ishin në ditëlindjen e djalit të Patrisit dhe Tunës ishte ftesa që kjo e fundit i ka bërë vajzës jashtëmartesore të Robertit në këtë festë.

Pas gjithë këtyre, Tuna u kundërpërgjigj me disa imazhe teksa po shijonte nga një pije me shoqëri dhe nuk i bën fare për ato që fliten rreth saj.

“Më falni, dola pak për të jetuar. Kthehem së shpejti”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/