Të Infektuar: 103.124

Të Shëruar: 89.648

Të Vdekur: 2.110

Pas debatit të djeshëm, Arjani ‘thumbon’ Julin me këtë postim

17:31 | 25 Shkurt 2021

Arjani ka postuar fotografi nga xhungla.

Opinionisti Arjan Konomi gjatë puntantës së djeshme në ‘Përputhen’, debatoi me Julin për çështjen e shpellës, shkruan lajmi.net.

“Boll spekulove”, iu drejtua Arjani atij, duke i thënë se ai as nuk ka jetuar dhe as nuk do të jetonte në shpellë.

Juli iu përgjigj duke i thënë se ka qëndruar një muaj në shpellë dhe se këtë gjë e bën për qejf, jo sepse nuk ka patur mundësi të tjera.

Së fundi, Arjani postoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet në xhungël bashkë me disa persona të tjerë.

“Xhungël. Amazonë. E fjetura ne hamak në mes të xhunglës, duke mposhtur frikën e insekteve, gjarpërinjve e kafshëve të egra është një nga eksperiencat më të jashtëzakonshme dhe kurajoze në jetë”, shkruan ai. /Lajmi.net/