Pas “Dancing with the devil”, Beatrix po vjen me këngë të re
Beatrix po përfundon një projekt të ri.

ShowBiz
Këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk është shumë aktive me projekte të reja muzikore, shkruan lajmi.net.
Por, artistja së fundi ka vendosur të rikthehet me një projekt të ri, i cili pritet të dalë në treg shumë shpejt.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi, të shkrepur në studio muzikore gjatë punës për këngën e re dhe shkruan “Së shpejti”.
Beatrix nuk ka preferuar të japë shumë detaje rreth asaj kënge, por u mbetet fansave të presin e të shohin se çfarë ka përgatitur këtë herë.
“Dancing with the devil”, është projekti i fundit muzikor nga Beatrix Ramosaj, i publikuar dhjetorin e vitit të kaluar. /Lajmi.net/
