Pas Amerikës dhe Francës, Hamza tani në Gjermani takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza ka njoftuar se pas Amerikës dhe Francës tanimë ka udhëtuar drejt Gjermanisë. Ai njoftoi se në Gjermani shkoi për të takuar bashkëpunëtorin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Hamza theksoi se Gjermania është një partnere shumë e rëndësishme e…

Lajme

08/11/2024 11:11

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza ka njoftuar se pas Amerikës dhe Francës tanimë ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Ai njoftoi se në Gjermani shkoi për të takuar bashkëpunëtorin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Hamza theksoi se Gjermania është një partnere shumë e rëndësishme e Kosovës, që na ka mbështetur në rrugëtimin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Postimi i plotë:

Pas SHBA-së dhe Francës erdha në Gjermani për të takuar bashkëpunëtorin e kancelarit Olaf Scholz dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjermania është një partnere shumë e rëndësishme e Kosovës, e cila na ka mbështetur në rrugëtimin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Në Zyrën e Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, u takova me z. Alexander Ëallau, i cili është Përgjegjës për Marrëdhënie Dypalëshe. Ndërsa, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë u takova me z. Michael Reiffenstuel, i cili është Drejtor për Evropën Juglindore. Në të dyja takimet e theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Angazhimi im si kryeministër i ardhshëm do të jetë i përditshëm për jetësimin e aspiratës evropiane të popullit tonë.

  1. Wallau dhe z. Reiffenstuel i njoftova edhe për vizionin tim për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për kushtet që do t’i krijojmë për invesitorët e huaj, përfshirë investitorët gjermanë./Lajmi.net/