Pas aksionit simbolik, Koci thërret protestë me 9 qershor para Kuvendit

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka bërë të ditur se pas aksionit simbolik që mbajti të enjten para Kuvendit, tani do të vazhdojë me protestë. Ai ka bërë të ditur se protesta fillon me 9 qershor nga ora 10:45, para Kuvendit. ”Qëndrimi im do të jetë i pandërprerë gjatë gjithë javës – ditën dhe…

Lajme

08/06/2025 09:33

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka bërë të ditur se pas aksionit simbolik që mbajti të enjten para Kuvendit, tani do të vazhdojë me protestë.

Ai ka bërë të ditur se protesta fillon me 9 qershor nga ora 10:45, para Kuvendit.

”Qëndrimi im do të jetë i pandërprerë gjatë gjithë javës – ditën dhe natën (flej para Kuvendit) – deri të premten, pas përfundimit të seancës.” ka shkruar Koci.

Koci ka bërë të ditur se kërkesa e vetme është: Funksionalizimi i Kuvendit.

Tutje, ai ka ftuar mediat që ta përcjellin këtë protestë publike.

Postimi i plotë: