Pas Agim Aliut edhe Shaqir Totaj uron Vetëvendosjen: Ftoj të gjithë liderët e partive të angazhohen për gjetjen e një konsensusi
Kryetari i Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj është deklaruar pas procezit zgjedhor të së dielës. Totaj tha se procesi tregoi edh enjë herë maturinë e lartë demokratike të popullit tonë. Ai deklaroi se rezultatet preliminare flasin qartë se Vetëvendosje ka dalë partia e parë dhe për këtë e përgëzon, trasnmeton lajmi.net. Totaj po…
Lajme
Kryetari i Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj është deklaruar pas procezit zgjedhor të së dielës.
Totaj tha se procesi tregoi edh enjë herë maturinë e lartë demokratike të popullit tonë.
Ai deklaroi se rezultatet preliminare flasin qartë se Vetëvendosje ka dalë partia e parë dhe për këtë e përgëzon, trasnmeton lajmi.net.
Totaj po ashtu tha se qytetarët dhanë meszhin e qartë se Kosova ka nevojë për bashkëpunim, stabiliet e qeveri efikase.
Reagimi i plotë:
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të popullit tonë dhe aftësinë e institucioneve për të organizuar zgjedhje të lira, të qeta dhe sipas standardeve më të larta evropiane.
Përgëzoj të gjithë akterët që morën pjesë në këtë proces.
Rezultatet preliminare flasin qartë, VV ka dalë partia e parë dhe për këtë e pergëzojmë.
Megjithate qytetarët kanë dhënë mesazhin e tyre të prerë: Kosova ka nevojë për bashkëpunim, stabilitet dhe një qeverisje efikase. Asnjë parti nuk mund të ecë përpara e vetme; prandaj, është koha që të ulim tensionet elektorale dhe t’i lihet vendi dialogut të përgjegjshëm politik.
Pres që të gjitha partitë e posaqërisht VV të sillet konform këtij mesazhi të marrë nga qytetarët.
Si subjekte politike, kemi detyrimin kushtetues dhe moral ndaj vendit që të shmangim çdo jostabilitet të ri institucioneve. Ftoj të gjithë liderët e partive parlamentare të angazhohen menjëherë për gjetjen e një konsensusi të gjerë për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe formimin e shpejtë të një ekzekutivi stabil me mandat të plotë katërvjeçar.
Kosova përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe gjeopolitike që nuk presin. Interesi i shtetit dhe i qytetarëve tanë duhet të qëndrojë mbi çdo interes të ngushtë partiak./Lajmi.net/