Pas A3 ndalet puna edhe në njësinë B2 të termocentralit “Kosova B”, KEK-u jep detaje
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndarë informacione për gjendjen e Njësisë B2 duke njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit është ndalur nga puna në këtë njësi të Termoncentralit “Kosova B”, gjë e cila ka ndodhur për shkak të rrjedhjeve të konsiderueshme të ujit. KeK-u bëri të ditur se hera e fundit…

Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndarë informacione për gjendjen e Njësisë B2 duke njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit është ndalur nga puna në këtë njësi të Termoncentralit “Kosova B”, gjë e cila ka ndodhur për shkak të rrjedhjeve të konsiderueshme të ujit.
KeK-u bëri të ditur se hera e fundit kur ndodhi një gjë e tillë ishte në dhjetor të vitit të kaluar.
Po ashtu, nga KEK është thënë se ndalja e tillë është e domosdoshme për të parandaluar ndonjë defekt me pasoja të mëdha.
”Në ndërkohë, KEK ka arritur të sigurojë rreth 5,000 MWh energji elektrike nga burime të jashtme, që përfaqëson afërsisht 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2”, thuhet në njoftim.
Duhet përkujtuar që dje është bërë e ditur se nga puna është ndalur edhe njësia A3 e termocentralit “Kosova A”, për shkak të problemeve të ndjeshme me humbje të ujit.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për Ndaljen e Njësisë B2
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ju njofton se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është ndalur nga puna në orët e para të mëngjesit të sotëm, me dt: 09.04.2025, për shkak të rjedhjeve të konsiderueshme të ujit.
Vlen të theksohet se hera e fundit kur kjo njësi ka pasur një rrjedhje të tillë ishte më 04.12.2024, dhe për të parandaluar ndonjë defekt me pasoja më të mëdha, ndalja e saj ka qenë e domosdoshme.
Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe ekspertëve teknikë janë në gatishmëri të plotë për të filluar procesin e sanimit të gypave të dëmtuar. Bazuar në vlerësimet paraprake, pritet që ky proces të zgjasë rreth 48 orë.
Në ndërkohë, KEK ka arritur të sigurojë rreth 5,000 MËh energji elektrike nga burime të jashtme, që përfaqëson afërsisht 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2.
Për çdo informacion të mëtejshëm, si dhe për datën e rikthimit në funksion të njësisë B2, do të ju mbajmë të informuar me kohë.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Me respekt,
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitetet
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS – KEK sh.a./Lajmi.net/