Pas 36 viteve pa shtëpi, familja nga Vushtrria bëhet me kulm mbi kokë (Video)
Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në bazë të kontributeve të njerëzve vullnetmirë, ka arritur t’i grumbullojë paratë për ta bërë me kulm mbi kokë një familje nga Vushtrria.
Lajme
Drejtor i kësaj shoqate, Halil Kastrati, duke shprehur gëzimin e tij për këtë akt, ka sqaruar në profilin e tij në Facebook se pas 36 viteve, dukje jetuar nga një derë në tjetrën, familja gjashtë-anëtarëshe është bërë më banesë të re.
“Banesa ka kushtuar 28 mijë dhe është e mobiluar komplet. Familja e gëzoftë banesën e re, e juve bamirës, ju gëzoftë Zoti në familjet e juaja”, ka shkruar Kastrati.