Pas 28 ditësh mungesë të paarsyeshme, Trepça suspendon punëtorin
Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se e ka suspenduar nga puna një punëtor. Arsye e këtij vendimi sipas ndërmarrjes është mungesa e shpeshtë personit me inicialet F.A në punë. “Bazuar në raportet zyrtare, i njëjti ka munguar mbi 28 ditë pune. Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot. 148, datë 08.01.2026, ka…
Lajme
Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se e ka suspenduar nga puna një punëtor.
Arsye e këtij vendimi sipas ndërmarrjes është mungesa e shpeshtë personit me inicialet F.A në punë.
“Bazuar në raportet zyrtare, i njëjti ka munguar mbi 28 ditë pune. Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot. 148, datë 08.01.2026, ka shqiptuar masën disiplinore: ndërprerje e marrëdhënies së punës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
“Gjatë verifikimit është konstatuar se:
• 10 ditë mungesë pa asnjë skenim hyrje/dalje, ndërkohë që meditjet janë ekzekutuar për pagesë
• 18 ditë me skenim vetëm në hyrje, pa skenim daljeje, me dyshim se ka lënë vendin e punës dhe nuk është kthyer
• 7 ditë mungesë në punë, për të cilat meditja është arsyetuar”, thuhet tutje në njoftim.