Pas 10 vitesh martesë, ‘Lale’ drejt ndarjes
E njohur me emrin "Lale" nga seriali "Lale Devri", aktorja Emina Jahoviç dhe bashkëshorti i saj Mustafa Sandal janë drejt ndarjes.

ShowBiz
Mediat turke raportojnë se çifti ikonë i showbizit kanë një krizë në martesën e tyre.
Madje Emina është larguar nga shtëpia e shkak i zënkës mes tyre ka qenë fakti që aktorja ka vendosur të rikthehet në vendlindjen e saj, në Serbi e të vazhdojë karrierën atje, por ky vendim nuk është mirëpritur fare mirë nga Mustafai.
Emina Jahoviç dhe Mustafa Sandal kanë 2 fëmijë bashkë nga martesa e tyre 10 vjeçare.