Partnerja e Ronaldos zgjedh kreacionet e stilistes shqiptare për “Venice Film Festival”
Georgina zgjedh sërish të vishet nga një shqiptare në tapetin e kuq.

ShowBiz
Georgina Rodriguez po merr pjesë në “Venice Film Festival”, ku padyshim që i kushton kujdes të veçantë paraqitjes, shkruan lajmi.net.
Bukuroshja, së fundi u paraqit e veshur me një fustan të zi e të gjatë, i cili ishte kreacion i stilistes Lia Stublla.
Këtë gjë e bëri të ditur kjo e fundit me anë të një postimi në Instagram, ku publikoi disa fotografi të Georginës me fustan të zi.
“Si zakonisht është kënaqësi e veçantë të krijosh fustane për këtë zonjë të bukur, Georgina, faleminderit shumë që edhe një herë e besove punën tonë, ti bën që fustanet tona të shndërisin ndryshe”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CEr-qA_jHrU/