Partnerja e fshehtë e Putinit sjell në jetë binjakë
Alina Kabeva, e dashura e fshehtë e Vladinmir Putinit ka lindur binjakë.
ShowBiz
Gjimnastja, ish-fituesja e medaljes së artë olimpike, Alina Kabaeva ka kohë që thuhet se është partnerja sekrete e Vladimir Putinit, shkruan Mirror.co.uk, transmeton lajmi.net.
Nuk ka pasur konfirmim nga fituesja e medaljes olimpike dhe Kremlini asnjëherë nuk e diskuton jetën private të presidentit.
Një burim i afërt me 36-vjeçaren Kabaeva, e cila thuhet se ka lidhje me Putinin tha se nuk i komentojnë thashethemet.
Raportohet se i gjithë kati VIP në Qendrën Gjinekologjike ishte pastruar gjatë këtij muaji për ta akomoduar gjimnazisten.
Lajmi ishte publikuar nga Moskovsky Komsomolets, e cila më pastaj e kishte fshirë nga interneti.
Po ashtu, edhe mediumi “Dni.ru” kishte shkruar për të një artikull me titull “Alina Kabeva lindi binjakë dhe u zhduk”.
Sergei Kanev, një gazetar investigativ pranë shërbimeve të inteligjencës ruse, njoftoi se ajo lindi djemtë binjakë me prerje cezariane.
Një burim i tij tha se gjysma e ekipit mjekësor ishte përjashtuar nga spitali, ndërsa thuhet se lindjen e ndihmoi një mjek i njohur nga Italia.
Alina nuk është parë në publik që nga tetori i vitit të kaluar, kur edhe mbrojti tezën e doktoraturës.
Putin divorcoi ish-bashkëshorten Lyudmila në vitin 2014 pas një paraqitjeje të përbashkët për të njoftuar ndarjen e tyre. /Lajmi.net/