Partneriteti me Francën, Kryetari i Prishtinës mirëpret ambasadorin Guerot
Sot, kryetari i Prishtinës priti në zyrën e tij Ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot, për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit mes Kryeqytetit dhe Francës. Gjatë takimit u bisedua për thellimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë arsimin, kulturën dhe zhvillimin urban të qytetit, shkruan lajmi.net. Kryetari i Prishtinës…
Lajme
Sot, kryetari i Prishtinës priti në zyrën e tij Ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot, për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit mes Kryeqytetit dhe Francës.
Gjatë takimit u bisedua për thellimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë arsimin, kulturën dhe zhvillimin urban të qytetit, shkruan lajmi.net.
Kryetari i Prishtinës theksoi se partneritetet e qëndrueshme ndërkombëtare ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe hapin mundësi të reja për qytetarët e kryeqytetit.
Ambasadori Guerot vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe shprehu gatishmërinë për projekte të mëtejshme në të ardhmen. /Lajmi.net/