Partneri e ‘llaston’ me dhurata Fjolla Morinën, kështu e befasoi sot

Fjollës nuk po i ndalen dhuratat nga partneri.

ShowBiz

12/11/2020 19:16

Fjolla Morina po e shijon në maksimum lidhjen me Fisnik Sylën, me të cilin ka pak kohë që e zyrtarizoi romancën, shkruan lajmi.net.

Që prej kohës kur e bëri publike lidhjen, këngëtarja nuk i ndalon fotografitë krah tij, po ashtu edhe dedikimet e dashurisë.

Por, nuk janë të pakta as dhuratat që Fjolla i ka marrë kohën e fundit, e të cilat i ndau me ndjekësit në rrjete sociale.

Sot, Fjolla pranoi një buqetë me trëndafila nga partneri, ndërsa publikoi disa foto e video të tyre.

Ndryshe, Fjolla Morina kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, por duket se ka vendosur ta shijojë më shumë jetën private në këtë periudhë. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

The eyes chico.. they never lie ?? @fisnik.sylaa

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on