Partia e Fortë do ta ndihmojë Vetëvendosjen me 15 euro

Kryetari lexhendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj do t’i përgjigjet thirrjes së Shpend Ahmetit për të dhuruar para për Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajme

25/05/2014 23:24

Arifaj ka thënë për Klan Kosova se 10 euro mund të jetë minimumi, por mund të shkojnë edhe në 15 euro vlera e ndihmës që Partia e Fortë do t’ia dhurojë Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se kur e kanë ndihmuar me para Vetëvendosjen në zgjedhjet lokale 2013, menjëherë është vërejtur efekti.

Arifaj ka thënë se premton që Partia e Fortë nuk mund të mos ofrojë para për partitë tjera, sepse nuk e lejon etika.