Parregullësi në një qendër të votimit në Rahovec, katër mijë fletëvotime kanë pika të verdha tek numri 63 dhe 64

Edhe detajet më të vogla që mund të nxisin dyshime për keqpërdorim në procesin zgjedhor dalin të jenë mjaft shqetësuese për sigurinë e votës së qytetarëve. Menaxheri i qendrës së votimit në shkollën “Isa Boletini” në Rahovec ka dhënë detaje për problemin me fletëvotimet në të cilat janë hasur shenja të dukshme në numrat e…

Lajme

28/12/2025 14:31

Edhe detajet më të vogla që mund të nxisin dyshime për keqpërdorim në procesin zgjedhor dalin të jenë mjaft shqetësuese për sigurinë e votës së qytetarëve.

Menaxheri i qendrës së votimit në shkollën “Isa Boletini” në Rahovec ka dhënë detaje për problemin me fletëvotimet në të cilat janë hasur shenja të dukshme në numrat e fletëvotimit.

Ai ka thënë se pas hapjes së vendvotimeve, në qendrën në fjalë, kryesuesit kanë njoftuar se në disa fletëvotime ka pika të verdha tek numri 63 dhe 64.

Menaxheri i kësaj qendre ka thënë se gjithsejtë bëhet fjalë për 4 mijë fletëvotime të tilla të cilat janë me shenja tek numrat.

“Këtu tek ne janë 11 vendvotime, nga të gjitha këto shenja dhe fletë që i kemi grumbulluar, janë gjithsejtë 4 mijë”, ka thënë ai në një intervistë për T7.

Sipas tij, ky problem është në kuadër të printimit, meqë është një seri fletëvotimesh dhe s’mund të jenë pika të bëra nga dikush me dorë.

“Shifet që është punë serike, me siguri gjatë printimit. S’ka mundësi të jetë me dorë. Por është shqetësim, i falendërojmë secilin kryesues që kanë marrë infromata me kohë”, u shpreh ai.

“Për momentin janë vetëm fletëvotime të pastërta, e vazhdojmë punën”, ka shtuar ai.