Parma – Inter, formacionet zyrtare

Parma do presë liderin e tabelës, Interin në kaudër të xhiros së 25-të të Serie A.

Sport

04/03/2021 19:46

Trajneri i Interit, Antonio Conte kishte deklaruar se i frikohet skuadrës së Parmës, pasi kanë cilësinë për të ndëshkuar kundërshtarët në kundërsulme, transmeton lajmi.net

Interi qëndron në pozitën e parë me 56 pikë, tre më shumë se Milani i cili gaboi dje duke barazuar me Udinesen.

Tani “Nerazzurrët” kanë rastin të shkëputen me pikë nga “Rossonerët”.

Parma qëndron në pozitën e 19-të me 15 pikë, dhe po lufton për të dalë nga zona e rrezikut.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

Parma: Sepe, Gagliolo, Karamoh, Bani, Kurtic, Brugman, Hernani, Osorio, Valenti, Kucka, Man.

Inter: Handanovic, Skrinniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Eriksen, Perisic, Alexis, Lukaku.