Parlamenti Evropian: Shqipëria të heqë dorë nga hidrocentralet në lumin Vjosë

PE ka ftuar qeverinë shqiptare që të rishqyrtojë vendimin për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosë dhe derdhjet në të, me arsyetimin se ky projekt do të rrezikonte një nga lumenjtë më të mëdhenj evropianë të “paprekur”.

Lajme

04/05/2015 17:45

Shumica e madhe e gjithsej 751 deputetëve të Parlamentit Evropian kërkuan nga Shqipëria që të heqë dorë nga të të gjitha projektet më të vogla dhe të madh në fushën e hidroenergjisë, sidomos të atyre që prekin parqet kombëtare, transmeton lajmi.net.

Vjosa është lumi i fundit i madh “i egër” në Evropë dhe me gjatësinë e tij prej 270 kilometrash është praktikisht e paprekur. Mirëpo, nga gjithsej 8 hidrocentrale të parashikuara të ndërtohen nëpër rrjedhën e Vjosës në Shqipëri, dy tashmë janë në ndërtim.

“Bashkë me partnerët tonë në Shqipëri po tentojmë të ndalim projektet hidroenergjetike dhe të vendosim parkun e park kombëtar evropian të lumit të egër në luginë  e lumit Vjosë. Qëndrimi i Parlamentit i dërgon një sinjal të fuqishëm qeverisë shqiptare për të ndalë këto projekte”, tha Ulrih Ajhelman, koordinator i fushatës “Të ruajmë zemrën e kaltër të Evropës”, që udhëhiqet nga organizata austriake për mbrojtjen e Riverwatch dhe organizata ekologjike gjermane EuroNatur.