Parlamenti Europian miraton Rezolutë për Kosovën

Parlamenti Europian ka miratuar Rezolutë për afrimin e Kosovës drejt BE’së. Ulrike Lunacek porosit 5 shtetet anëtare të BE’së ta njohin Kosovën. Mosmarrëveshjet brenda BE’së, sipas saj, po ndikojnë në dobësimin e pozicionit të këtij unioni në Kosovë.

Lajme

16/01/2014 13:33

Parlamenti Europian miratoi një Rezolutë që mirëpret nisjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në BE si “një shtysë të fuqishme për reforma”.

Raporti u bën thirrje pesë vendeve anëtare të BE’së të cilat nuk e anë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë këtë sa më parë.

“Shumica dërmuese e raportit tim dërgon një porosi të fuqishme se e ardhmja e Kosovës së pavarur është në integrimin e saj në BE”.

“Raporti im u kërkon vendeve anëtare të BE’së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë pa vonesë”.

“Ndikimi pozitiv i BE’së në Kosovë është dobësuar në vazhdimësi për shkak të mosmarrëveshjeve brenda BE’së”, tha Eurodeputetja Ulrike Lunacek, sponsoruese e këtij raporti.

Rezoluta e PE’së, me 485 vota, me 94 kundër dhe 40 neutral, kanë bërë të ditur se Kosova meriton përparimin drejtë afrimit të BE’së, por kanë tërhequr vërejtjen duke thënë se “korrupsioni vazhdon të mbetët pengesa më serioze për funksionimin e institucioneve publike”.

Europarlamentarët i kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë për të përmirësuar efikasitetin, transparencën, përgjegjshmërinë dhe paanshmërinë në gjyqësor, kërkesën për të kryer një reformë të mirëfilltë të gjyqësorit dhe për të hequr çdo ndikim politik mbi këtë institucion.

“Për t’ju përafruar standardeve të Europës, Kosova duhet të punojnë më shumë që të zgjidhin problemet me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitros Kurkulas në emër Këshillit të Ministrave të BE’së, ka deklaruar se arritja e marrëveshjes Prishtinë-Beograd, ka qenë një rezultat i cili nuk është pritur nga askush.

Komisioneri i BE’së për Zgjerim, Stefan Fule ka vlerësuar se marrëveshja Prishtinë-Beograd, “normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ka ndikuar në përmirësimin e gjendjes në terren, veçanërisht në Veri të Kosovës”.

Raportuesja për Kosovën në BE, Ulrike Lunacek ka deklaruar sot se është koha që Kosova të funksionojë si një shtet normal.

“Tash e gjashtë vite që nga shtetësia e Kosovës, duhet të ndërtohet një shtet në të cilin funksionon administrata publik. EULEX duhet të qëndrojë në Kosovë pasi që është e nevojshme ndihma për të larguar korrupsionin dhe krimit të organizuar”.

Europarlamentarë nga Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Greqia kanë bërë të ditur se qeveritë e shteteve të tyre nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës, pasi që një veprim i tillë do të ishte precedent për rajonet tjera separatiste në Europë.

Ligjvënësit e BE’së kanë vlerësuar se Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë-EULEX, duhet të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë.

Gjithashtu kanë kërkuar nga autoritetet kosovare që të vazhdojnë respektojnë mandatin e EULEX’it dhe të mbështesin kompetencat ekzekutive të këtij misioni, si dhe për të rënë dakord për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe pas qershorit të këtij viti.

Në këtë rezolutë është përfshirë edhe privatizimi i ndërmarrjeve publike, vecanërisht Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe i kanë bërë thirrje Prishtinës zyrtare që të shtojnë transparencën, përgjegjshmërinë dhe legjitimitetit të tërë procesit.