Parisi përgatitet për vërshime

Parisi po përgatitet për daljen e lumit Sena nga shtrati, pas ditëve të tëra me reshje të dendura, të cilat sipas meteorologëve pritet të vazhdojnë

Bota

27/01/2018 09:13

Shtëpitë pranë lumit dhe bizneset në Paris janë vënë në alarm, pasi niveli i rritur i lumit Sena rrezikon që të dalë nga shtrati.

Në disa nga bodrumet e qytetit uji tashmë ka depërtuar brenda, pasi reshjet e dendura të shiut nuk janë absorbuar krejtësisht nga sistemi i kanalizimit.

Parisi pritet që të përballet me mot të ngjajshëm edhe në ditët në vijim, që do të thotë rritje edhe më e madhe e nivelit të lumit.

Disa nga rrugët e kryeqytetit francez tashmë janë vërshuar, ndërsa qarkullimi me barka, që zakonisht e përdorin turistët është ndërprerë.