Paris si Miley Cyrus
Paris Hilton njihet si modelja që përgatitet jashtë mase për paraqitjen e saj gjatë festimit të natës së shtrigave. Kësaj here, ajo vendosi që të bëhet si këngëtarja Miley Cyrus, siç ishte në paraqitjen e saj gjatë përformancës në Video Music Awards 2013. Ajo çfarë i kërkohej modeles Paris Hilton ishte që të nxirrte gjuhën…

ShowBiz
Paris Hilton njihet si modelja që përgatitet jashtë mase për paraqitjen e saj gjatë festimit të natës së shtrigave. Kësaj here, ajo vendosi që të bëhet si këngëtarja Miley Cyrus, siç ishte në paraqitjen e saj gjatë përformancës në Video Music Awards 2013.
Ajo çfarë i kërkohej modeles Paris Hilton ishte që të nxirrte gjuhën jashtë më shumë. Sepse, përderisa është munduar që të bëhet si këngëtarja Miley, atëherë duhet edhe të sillet si ajo.
Por, modelja vazhdonte vetëm të buzëqeshte.
Paris 32 vjeçare ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, po ashtu i maskuar.