Paris Guri s’i duron dot Avdullah Hotin e Arben Gashin: Kontributi i tyre në betejë ishte zero, LDK është e atyre që nuk u ndalën asnjëherë

Tanimë i zgjedhuri për deputet nga radhët e LDK-së, Paris Guri ka reaguar menjëherë pasi u përfundu numërimi i votave. Guri pati disa kritika për disa nga zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që në vazhdimësi shfaqin të vërtetën se brenda LDK-së ka probleme të dukshme në mes bashkëpartiakëve. Por siç duket kjo nuk po…

Lajme

18/06/2026 10:53

Tanimë i zgjedhuri për deputet nga radhët e LDK-së, Paris Guri ka reaguar menjëherë pasi u përfundu numërimi i votave.

Guri pati disa kritika për disa nga zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që në vazhdimësi shfaqin të vërtetën se brenda LDK-së ka probleme të dukshme në mes bashkëpartiakëve.

Por siç duket kjo nuk po i pëlqen aspak Gurit.

Ai tha se sapo përfundon procesi, më të zëshmit bëhen pikërisht ata që nuk i sheh askund gjatë fushatës, as në teren , as në organizim dhe nuk u sheh në asnjë betejë politike, transmeton lajmi.net.

“Kontributi i tyre në betejë, në rastin më të mirë, ishte zero, por ambicia për të dhënë leksione pas rezultatit është gjithmonë maksimale.”

Për Gurin rezultati i LDK-së në këto zgjedhje ishte rritje e madhe.

“LDK-ja u rrit në kohë rekord. U rrit falë besimit tuaj, falë përkushtimit dhe vizionit të kryetarit të LDK-së, falë punës së atyre që ishin në ballë të betejës, falë bashkimit dhe falë aktivistëve tanë që, pa u kursyer asnjëherë, trokitën në çdo derë, takuan çdo qytetar dhe mbajtën gjallë frymën e LDK-së, kur shumë të tjerë kishin zgjedhur vetëm të komentonin dhe të prisnin fundin e procesit për t’i bërë publike po ato komente.”

Guri në fakt reagoi pasi Avdullah Hoti bashkë me Arben Gashin dhe disa të tjerë nga LDK-ja deklaruan se eksperimente me LDK-në dhe të ardhmen e saj nuk do të ketë.

“Rezultati ka dhënë një mesazh të qartë: LDK duhet të rikthehet fuqishëm te elektorati i saj tradicional, te vlerat e saj dhe te vizioni që e ka ndërtuar këtë parti. Duhet të luftojmë çdo mentalitet që dobëson aleancat tona historike dhe cenon rrugën euroatlantike të Kosovës.LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik”,deklaroi Hoti./Lajmi.net/