Paris Guri – Kurtit: Po ta kishe pasur të vërtetë luftën me Srpska’n e kishe shpallë terroriste përmes Ministrisë, nuk ishe koordinu me Radojiçiqin
Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shkruar për kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ku thotë se nëse do të kishte të vërtetë luftën me Listën Serbe do të sillej ndryshe. Guri tha se po ta kishte njëmend Kurti luftën ndaj Listës Serbe do ta shpallte organizatë teroriste përmes Ministrisë së Brendshme, e…

Lajme
Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shkruar për kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ku thotë se nëse do të kishte të vërtetë luftën me Listën Serbe do të sillej ndryshe.
Guri tha se po ta kishte njëmend Kurti luftën ndaj Listës Serbe do ta shpallte organizatë teroriste përmes Ministrisë së Brendshme, e nuk do të koordinoheshin me Milan Radojçiqin.
Reagimi i tij vjen në ditën kur Kurti i ka dërguar letër kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku për një takim rreth formimit të institucioneve.
Postimi i Gurit në Facebook pa ndërhyrje
“Përçarësi më i madh i popullit, pasi që s’la kënd pa e sharë, ofenduar e etiketuar, tani po mundohet ta gjejë fajin e dështimit të tij te PZAP. Nëse e kishe pasur me të vërtetë luftën me Listën Serbe, do të kishte qenë shumë e thjeshtë:
• Përmes Ministrisë së Brendshme e kishe shpallë organizatë terroriste,
• Nuk ishe koordinu me Radoiçiqin,
• Dhe, krejt e fundit, nuk e kishe pritë në zyrë Adem Hodžën.
Lej filmat zotri.