Paris Guri i referohet Fitore Pacollit: Pse po qesh, a i ke kthy 200 mijë euro të vjedhura?
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Paris Guri doli sot në foltoren e Kuvendit t Kosovës meqë rast nisi të deklarohet. Deklarimi i tij nisi me pyetjet se pse po bëhet zhurmë nga ana e Vetëvendosjes, kur deputetët e tjerë po marrin fjalën. “Çka keni more, a jeni mirë. Qetësohuni. Mos bërtitni…

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Paris Guri doli sot në foltoren e Kuvendit t Kosovës meqë rast nisi të deklarohet.
Deklarimi i tij nisi me pyetjet se pse po bëhet zhurmë nga ana e Vetëvendosjes, kur deputetët e tjerë po marrin fjalën.
“Çka keni more, a jeni mirë. Qetësohuni. Mos bërtitni si fëmijët, se i keni do vjet, qetësohuni”.
Po ashtu ai iu drejtua edhe deputetes Fitore Pacolli, duke e pyetur se pse po qesh dhe a i ka kthyer 200 mijë euro.
“Pse po qesh Fitore, a i ke kthy 200 mijë euro- mos kesh pra se marre”,tha Guri, transmeton lajmi.net.
Guri i referohej vazhdimisht Fitore Pacollit duke e pyetur se a i ka kthyer 200 mijë euro, e që i referohej tenderëve.
“Fitore mos bë më durë, po kthej 200 mijë euro që i ke vjedh”./Lajmi.net/