Paris Guri: Atë që s’e arriti Serbia në 30 vjet, e realizoi Albin Kurti për 5
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka reaguar me tone të ashpra pas pezullimit të dialogut strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, duke e cilësuar këtë një goditje të rëndë për shtetin dhe një dështim historik të qeverisjes aktuale. Në një postim të shkurtër, por të drejtpërdrejtë, Guri ka…

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka reaguar me tone të ashpra pas pezullimit të dialogut strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, duke e cilësuar këtë një goditje të rëndë për shtetin dhe një dështim historik të qeverisjes aktuale.
Në një postim të shkurtër, por të drejtpërdrejtë, Guri ka shkruar: “Atë që nuk arriti ta bëjë Serbia për 30 vite, e bëri Albini për 5 vite.”, transmeton lajmi.net.
Reagimi i deputetit të LDK-së vjen në vazhdën e një vale kritikash të ashpra nga opozita dhe shoqëria civile, të cilët e shohin pezullimin e dialogut strategjik si një pasojë direkte e përplasjes së institucioneve me gjyqësorin, sulmeve ndaj mediave dhe mungesës së koordinimit me partnerët ndërkombëtarë./lajmi.net/