Paris Grand Slam: Dëshpëron Flaka Loxha, lëshon fitoren nga duart dhe eliminohet në raundin e parë

Raundi i parë nuk ka nisur mirë edhe për Flaka Loxhën, në garat e Parisit.

Sport

05/02/2022 11:05

Xhudistja kosovare e nisi (dhe mbylli) garën e saj në -57 kilogramë me humbje kundër çekes Vera Zemanova, shkruan lajmi.net.

Loxha ishte më kërkuese dhe qysh në fillim kundërshtarja e saj u ndëshkua me dy shido.

Koha e rregullt megjithatë nuk i mjaftoi kosovares për të marrë fitoren e saj të parë në këtë garë.

Në ‘Golden Score’, Loxha dukej shumë afër fitores, por një moment pakujdesie i dha mundësinë kundërshtares së saj.

Zemanova bëri një lëvizje të mirë që e pa në tapet garuesen kosovare dhe fitoi duelin 1:0 me ‘Golden Score’. /Lajmi.net/