Parejo flet para ndeshjes me Barcelonën, ka lëvdata për një lojtar, ai nuk është Messi

Kapiteni i Valencias, Dani Parejo, ka filluar ta ndjejë atmosferën e finales së Kupës së Mbretit.

Sport

20/05/2019 19:08

Para këtij dueli të madh, anëtari i Valencias ka komentuar lojtarët e skuadrës katalane, por në veçanti është ndalur tek Sergio Busquets.

Busquets konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij (mesfushor defensiv) duke u karakterizuar me qetësinë e tij të madhe kur ka topin, si dhe vizionin e jashtëzakonshëm për shpërndarjen e lojës.

I mrekulluar nga paraqitjet e spanjollit është edhe Parejo, i cili ka thënë se i duket fantastike mënyra se si mesfushori i Barcës e kupton dhe interpreton lojën.

“Tani, Busquets po vihet në pikëpyetje, por ajo që lojtarët si Busquets bëjnë, mënyra se si kuptojnë dhe transmetojnë lojën, është e jashtëzakonshme” ka thënë Parejo, transmeton lajmi.net.

Sergio Busquets ka luajtur në nivelet më të larta që kur Guardiola ishte trajneri i Barcës, duke ‘eliminuar’ nga pozita e tij lojtarë të mëdhenj si Yaya Toure, që atë kohë konsiderohej më i miri i atij pozicioni.

Mesfushori ka vazhduar paraqitjet e larta edhe gjatë viteve të fundit, por tashmë është në moshën 3- vjeçare dhe pritet të ngadalësoj ritmin e tij.

Barcelona ka nënshkruar me Frenkie de Jong, i cili besohet se do të jetë pasuesi i super mesfushorit spanjoll. /Lajmi.net/