Paratici sugjeroi shkarkimin e Pirlos pas humbjes nga Milani

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka kërkuar të shkarkohet trajneri Andrea Pirlo, andaj edhe dërgoi në argument me zëvendëspresidentin Pavel Nedeved.

Sport

11/05/2021 10:54

Pirlo do vazhdojë të jetë në krye te “Zonjës së Vjetër” deri në fund të edicionit, me “Bianconerët” që diskutuan me trajnerin lidhur me të ardhmen, transmeton lajmi.net.

Nedved më vonë konfirmoi që Pirlo dhe Cristiano Ronaldo do mbesin te Juventusi.

Sipas Gazzetta dello Sport, Paratici dhe Nedved ishin protagonist në një diskutim të zhurmshëm që ndodhi te skuadra italiane.

Paratici kishte sugjeruar shkarkimin e ish mesfushorit pas humbjes 0 – 3 nga Milan, derisa edhe propozoi që Igor Tudor të mbetej në krye deri në fund të sezonit.

Por, Nedved kishte mendim tjetër duke e mbështetur vendimin e presidentit Andrea Agnelli për t’i besuar teknikut italian./Lajmi.net/