Paratici paralajmëron shkarkimin e Pirlos nëse nuk sigurohet pjesëmarrja në LK
Drejtori sportiv i Juvenutsit, Fabio Paratici ka njoftuar se ekziston mundësia e shkarkimit të trajnerit Andrea Pirlo nëse nuk sigurohet pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.
Sport
Gara për top katër në Seria A është bërë shumë e madhe me gjashtë klube në garë, përcjellë lajmi.net.
Paratici për Sky Sports tha se nëse Juventus kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Pirlo do mbetet në krye.
“Andrea Pirlo do jetë trajneri ynë për sezonin tjetër nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, me siguri”, deklaroi ai.
Juventus momentalisht është duke barazuar me Fiorentinan./Lajmi.net/