Parashqevi Simaku përmallohet për djalin: Largësia nuk e zbeh dashurinë e një nëne…
Këngëtarja shqiptare, Parashqevi Simaku, prej vitesh larg skenës, ka prekur zemrat e ndjekësve të saj me një dedikim të ndjerë për të birin, Luke. Ndonëse ndodhet larg tij, ajo ka ndarë një fotografi të vjetër në rrjetet sociale, e shoqëruar me fjalë që çdo nënë mund t’i ndjejë thellë në shpirt. “Luke… largësia nuk e…

ShowBiz
Këngëtarja shqiptare, Parashqevi Simaku, prej vitesh larg skenës, ka prekur zemrat e ndjekësve të saj me një dedikim të ndjerë për të birin, Luke.
Ndonëse ndodhet larg tij, ajo ka ndarë një fotografi të vjetër në rrjetet sociale, e shoqëruar me fjalë që çdo nënë mund t’i ndjejë thellë në shpirt.
“Luke… largësia nuk e zbeh kurrë dashurinë e një nëne. Çdo ditë të mendoj me mall dhe krenari. Edhe pse nuk je pranë, zemra ime të ndjen afër gjithmonë. Je gjithçka që një nënë mund të ëndërrojë, drita, forca dhe shpresa ime. Të dua pafund, sot dhe gjithmonë”, shkruan Simaku në postimin e saj prekës.
Ky moment vjen pas një periudhe të vështirë për këngëtaren, e cila prej vitesh jeton në New York. Kohë më parë, ajo u vu në qendër të vëmendjes së publikut kur një video e saj duke qëndruar pranë një metroje në Manhattan u bë virale.