Parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë kësaj jave parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat ditën e hënë vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Lajme

06/06/2016 08:42

Sipas IHMK-së, të martën dhe të mërkurën do të mbajë mot  me diell, transmeton Klan Kosova.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Gjatë ditës së enjte dhe të premte serish parashihet të ketë shi duke përfshirë vetëm disa lokalitete” .

“Temperaturat maksimale do ti ruajnë këto vlera , derisa minimalet do të zbresin për 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erè kryesisht nga veriperendimi me shpejtesi 1-8m/s.”