Parashikimi i motit për vikend

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë vikendit pritet të jetë motë i vranët me intervale dielli.  Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende -vende parashihen te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen…

Lajme

16/05/2025 21:44

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë vikendit pritet të jetë motë i vranët me intervale dielli. 

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende -vende parashihen te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veri-perendimi me shpejtësi 1-4m/s.

Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veri-perendimit me shpejtësi 1-3m/s.