Parashikimi i motit për të shtunën

Të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat në disa zona do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius. Era do të fryjë nga…

Lajme

04/04/2026 08:09

Të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat në disa zona do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.