Parashikimi i motit për të premten: Diell, vranësira dhe riga lokale shiu

Të premten pritet mot i qëndrueshëm, me intervale dielli dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimeve, vranësirat në disa zona mund të sjellin edhe riga lokale shiu, por reshjet do të jenë kalimtare, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 13–15°C. Era do të fryjë…

Lajme

20/11/2025 23:39

Të premten pritet mot i qëndrueshëm, me intervale dielli dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimeve, vranësirat në disa zona mund të sjellin edhe riga lokale shiu, por reshjet do të jenë kalimtare, transmeton lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 13–15°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, duke mbajtur kushtet e motit të favorshme gjatë pjesës më të madhe të ditës./lajmi.net/