Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet më të fokusuara do të jenë në relievin malor. Temperaturat minimale pritet të sillen mes 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 22 dhe 25 gradë Celsius. Do të…

Lajme

09/06/2023 09:14

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet më të fokusuara do të jenë në relievin malor.

Temperaturat minimale pritet të sillen mes 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 22 dhe 25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.