Parashikimi i motit për sot

Këtë të diel, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Bazuar në këto të dhëna, vende-vende vranësirat pritet të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27°C. Era parashihet…

Lajme

14/06/2026 08:15

Këtë të diel, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Bazuar në këto të dhëna, vende-vende vranësirat pritet të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27°C.

Era parashihet do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–6 m/s.