Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe rreth lumenjve, të…

Lajme

23/10/2024 08:11

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe rreth lumenjve, të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.