Parashikimi i motit për nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se ditën e nesërme do të mbretëroj mot kryesisht e vranët dhe me reshje shiju.
Lajme
Ndërsa, gjatë orëve të vona do të bien edhe fjolla bore të përziera me shi, raporton lajmi.net
“Gjatë ditës së nesërme vendi ynë do të ju nënshtrohet masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në orët e vona reshjet e shiut do të jenë të përziera edhe me fjolla bore , kryesisht në vise me lartësi mbidetare mbi 850m. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-11m/s, kurse në disa pjesë të Dukagjinit shpejtesia e erës do të jetë mbi 16m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./lajmi.net