Parashikimi i motit për nesër, temperaturat do të shkojnë deri në 33 gradë

Të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme dhe të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 16°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 33°C, duke sjellë një ditë tipike të ngrohtë vere. Era…

Lajme

01/07/2025 23:49

Të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme dhe të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 16°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 33°C, duke sjellë një ditë tipike të ngrohtë vere.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me një shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 3 metra për sekondë.