​Parashikimi i motit

Në vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet pesë deri në tetë gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet…

Lajme

21/05/2025 08:27

Në vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet pesë deri në tetë gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet nëntëmbëdhjetë dhe njëzet e dy gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.