Parashikimi i motit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë kësaj jave parashikohet mot i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja do të mbizotërojë mot i vranët dhe pa reshje. “Temperaturat do të jenë të ulëta, me erëra mesatare deri të fuqishme, kryesisht nga verilindja dhe juglindja”,…
Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë kësaj jave parashikohet mot i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja do të mbizotërojë mot i vranët dhe pa reshje.
“Temperaturat do të jenë të ulëta, me erëra mesatare deri të fuqishme, kryesisht nga verilindja dhe juglindja”, thuhet në njoftimin e IHK.
Të hënën, instituti ka parashikuar mot të vranët, me riga shiu gjatë ditës, të cilat në orët e vona të mbrëmjes do të shndërrohen në borë.
“Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -2 deri 1°C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 1 deri 4°C. Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga verilindja dhe veriperëndimi”, thuhet në njoftim.