Parashikimet e Serwer nëse Trump rikthehet si president: Mbështjeta e tij te Grenell ndez luftën në Ballkan

Kosova po ecë drejtë BE-së dhe NATO-së pa ndonjë përfitim, kështu vlerëson profesori amerikan, Daniel Serwer. Ai në platformën e tij personale ka publikuar një përmbledhje të zhvillimeve të vendeve të rajonit. Me gjithatë sipas tij, ndryshe nga Beogradi dhe Republika Srpska, Kosova s’ka rrugë tjetër dhe domosdoshmërisht duhet të përcjell NATO-n dhe BE-në. Serwer përmend…

Lajme

02/07/2024 21:02

Kosova po ecë drejtë BE-së dhe NATO-së pa ndonjë përfitim, kështu vlerëson profesori amerikan, Daniel Serwer.

Ai në platformën e tij personale ka publikuar një përmbledhje të zhvillimeve të vendeve të rajonit.

Me gjithatë sipas tij, ndryshe nga Beogradi dhe Republika Srpska, Kosova s’ka rrugë tjetër dhe domosdoshmërisht duhet të përcjell NATO-n dhe BE-në.

Serwer përmend qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka takuar para pak ditësh në një prej restoranteve të Prishtinës. Thotë se Albin Kurti është i pakënaqur me Uashingtonin dhe Brukselin për qasjen e butë ndaj Beogradit.

“ Kosova po kërkon që Beogradi ta tërheq letrën që mohon marrëveshjen e fundit të arritur vitin e kaluar dhe gjithashtu edhe nënshkrimin e saj. Serëer përmend këtu edhe kushtin e tretë të kryeministrit Albin Kurti për dorëzimin e Radojiçiqit”, ”, thotë Serwer.

Sipas tij, kjo qasje e kryeministrit zemëron BE-në dhe SHBA-në

“Kryeministri i ka vënë këto dëshira legjitime si kusht për t’u riangazhuar në një dialog që ka prodhuar pak gjëra të vlefshme. Kjo zemëron BE-në dhe SHBA-në, të cilat e shohin dialogun si një qëllim në vetvete, jo thjesht një mjet”, shkruan Serëer.

Sipas tij një qasje e tillë po prodhon kundër efekt dhe se Kosova në dialog është për të përmirësuar raportet e saj me SHBA-në dhe BE-në. Sipas tij, kushtet për pjesëmarrje po e bëjnë të kundërtën dhe potencon se Kosova duhet të gjej një mënyrë për t’i bërë kushtëzimet dhe kërkesat e tilla pa u përplasur me Brukselin dhe Uashingtonin

Lidershipi amerikan për rajonin është vendimtar dhe se shumica e udhëheqësve që ka takuar e pranojnë se zgjedhjet e nëntorit do të jenë vendimtare për Ballkanin, vijon ai.

Sipas Serwer kthimi i Trump thotë se do të favorizojë ndarjen e Kosovës dhe se një gjë e tillë do të vazhdojë nëse Trump do të rizgjidhet president.

“Gatishmëria e tij për t’ia dorëzuar Rusisë një pjesë të Ukrainës do të rihapë çështjen e ndarjes në Ballkan.

Ai thotë se Trump do ta rikthejë luftën në rajonin e Ballkanit.

“Mbështetja e Trump te serbofili Richard Grenell për këshilla mbi Ballkanin dhe investimi i dhëndrit të tij në Beograd do të garantojë mbështetje për ambiciet e Serbisë. Kjo do të përshpejtonte sfidat për kufijtë e Serbisë, si dhe për Bosnjën dhe ndoshta për Malin e Zi dhe Maqedoninë. Sfida të tilla do të ndezin dhunën, spastrimin etnik dhe përfundimisht luftën. Ballkani i zier do të vlojë në destabilitet, madje edhe në luftë rajonale nëse Trump merr një shans tjetër për të ndjekur ndarjen etnike”, shkruan ai.

Derisa për presidentin aktual, Joe Biden, Serwer thotë se po tregohet shumë i butë ndaj Serbisë dhe thotë se nëse merr një mandat të dytë duhet ta korrigjojë kursin.
“Presidenti Biden, ndonëse për mendimin tim është shumë i butë ndaj Serbisë, ka ruajtur mbështetjen nominale për sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në një mandat të dytë, ai duhet të korrigjojë kursin. Ai duhet të heqë dorë nga normalizimi politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është një urë shumë larg, dhe të forcojë politikën ndaj Serbisë. Ai gjithashtu duhet të përpiqet të kapërcejë kushtetutën e Dejtonit në Bosnje dhe të bëjë presion ndaj Bullgarisë që të shtyjë shpresën e saj për ndryshime kushtetuese në Maqedoni”, shton Serwer.

Ndërkohë për ardhjen e Kaja Kallas në krye të diplomacisë evropiane, Serëer thotë se ajo do të jetë shumë energjike për t’iu kundërvënë Moskës dhe Joe Biden do të shkojë shumë mirë me të.