Paraqitja e Kurtit në Gjykatë, Bajrami: Po tregon qartë se ligji është i drejtë vetëm kur i shërben interesave të tij personale

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti është paraqitur sot në Gjykatë Themelore në Prishtinë, në seancën që po zhvillohej për kërcënimin nga Faton Klinaku drejtuar Kurtit. Bajrami ka thënë se kur Gjykata Kushtetuese, gjykatat e rregullta apo Prokuroria vendosin në favor të Kurtit dhe VV-së, ato lavdërohen si…

Lajme

03/09/2025 11:10

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti është paraqitur sot në Gjykatë Themelore në Prishtinë, në seancën që po zhvillohej për kërcënimin nga Faton Klinaku drejtuar Kurtit.

Bajrami ka thënë se kur Gjykata Kushtetuese, gjykatat e rregullta apo Prokuroria vendosin në favor të Kurtit dhe VV-së, ato lavdërohen si mbrojtëse të ligjshmërisë dhe rendit në Kosovë, por sipas Bajramit kur ndodh e kundërta, ato shpallen të korruptuara, të politizuara dhe të manipuluara, madje edhe si vegla të Serbisë.

“Prokuroria konsiderohet e pavarur dhe e drejtë vetëm kur merret me rastin “Pronto”, ndërsa kur trajton aferën “Zdravo” të dyshes Kusari-Radojiçiq, diskreditimi është i menjëhershëm. Sot, deputeti Kurti u shfaq në gjykatë si viktimë, në një rast të kanosjes. Veç paramendoni makinerinë e Kurtit dhe VV-së dhe sa kërcënime e kanosje u kanë bërë të tjerëve! Deputeti Kurti po tregon qartë se ligji është i drejtë vetëm kur i shërben interesave të tij personale. Ai, që mban jashtëligjshëm pozitën e Kryeministrit në detyrë, e sheh drejtësinë si tavolinë suedeze: merr çka i duhet dhe refuzon çka nuk i pëlqen”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se i njëjti person refuzon, përçmon dhe injoron thirrjet e Prokurorisë për të dhënë dëshmi si dëshmitar në Prokurorinë Speciale për dallaveret me rezerva shtetërore.

“Sot kemi probleme të mëdha socio-ekonomike, por dëmi më i madh vjen nga denigrimi i institucioneve të drejtësisë. Ata që i dëmtojnë këto institucione duhet të ndëshkohen me votë”, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i saj: