Parandaloni sëmundjet e dimrit në pesë mënyra

Ja strategjitë me pesë rregulla të cilat premtojnë të limitojnë rrezikun për të marre virusin e gripit dhe sëmundje të tjera dimërore si ftohja, kolla, dhimbja e fytit dhe temperatura.

Lifestyle

21/12/2014 18:25

1- Limitoni rrezikun e kontaminimit

Nëse është e vërtet se te parandalosh do te thotë edhe te limitosh rrezikun e ngjitjes është me mire nëse merrni disa masa: Lani me kujdes dhe shpesh duart terren i preferuar nga mikroorganizmat e rrezikshme, mbuloni gjithmonë gojën dhe hundën kur teshtini apo kolliteni duke evituar qe pikat e vogla te pështymës te transformohen ne makineri virusesh dhe bakteresh, preferoni facoletat prej letre përdor dhe hidh menjëherë ne plehra pas përdorimit, Është mire te evitoni vendet me shume njerëz ku rrezikoni ta jepni edhe te tjerëve.

2- Ajër i pastër

Kur temperaturat ulen, dëshira për te ndenjur ngrohte ne shtëpi është e madhe. Te qëndroni ne një ambient te ngrohte po, por jo pa ajër te shëndetshëm. Te paktën 15-20 minuta çdo dite dyert dhe dritaret e shtëpisë duhet te hapen për te garantuar shkëmbimin e ajrit, me largimin e ajrit te keq largohen edhe mikroorganizmat qe qëndrojnë ne mure. Këshilla është te ndryshoni ajrin çdo mëngjes dhe mos qëndroni ne korrent.

3- Jo shume ngrohte

Ne shtëpi me mire nëse evitoni temperaturat e larta te cilat rrezikojnë shfaqjen e sëmundjeve te dimrit. Nëse keni ftohte është me e shëndetshme te vishni një bluze se sa te ngrini temperaturën ne shtëpi. Edhe niveli i lagështirës ne shtëpi duhet te jete i përshtatshëm rreth 60 %.

4- Ushqimi i duhur

Një strategji fituese kundër sëmundjeve dimërore përfshin edhe zgjedhjen e një diete te duhur. Ne veçanti, ushqimi është aleati me i mire i shëndetit dhe ndihmon ne parandalimin e sëmundjeve pasi janë te pasura me vitamina, kripëra minerale, aleate te sistemit imunitare për te rriturit dhe fëmijët. Rruge te lire për frutat, agrumet burim i mrekullueshëm i vitaminës C por edhe për perimet e stinës si kungulli një koncentrat i vërtet plote vlera te mira ushqyese. Shume i rëndësishëm është dhe hidratimi për te parandaluar infeksionet e frymëmarrjes, te pini te paktën një litër ujë ne dite është ideale.

5- Te visheni me shtresa

Kundër luhatjeve te termike dhe pabesive te stinës me mire nëse zgjidhni një veshje me shtresa. Ne këtë mënyrë visheni dhe zhvisheni ne baze te temperaturës. Zgjidhni te vishni një bluze te lehte nen një triko me te trashe, pallto dhe shall është zgjidhja ideale për te evituar djersitjen e tepërt ne ambientet e brendshme. Një sugjerim tjetër është te preferoni pëlhura natyrale si pambuku dhe leshi te cilat ju lejojnë ajrimin e duhur. (Ikub)