Parandaloni kokëdhimbjen në mëngjesin pas alkoolit

Pse të merrni lloj-lloj barërash për ta larguar dhimbjen e kokës kur ju mund ta parandaloni atë? Më poshtë gjeni disa mënyra të thjeshta për ta shijuar alkoolin pa dhimbjen e tmershme të kokës mëngjesin tjetër.

Lifestyle

29/12/2015 13:25

  1. Duhet të dish kur të ndalosh

Të dish kur të ndalosh së piri do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për meshkujt do të thotë jo më shumë se një pije në orë dhe për gratë, jo më shumë se gjysmë pije për orë. “Një pije” është 350 ml birrë ose 150 ml verë. Ndalo pas 4 orësh.

  1. Shmang pijet e sheqerosura

Pijet me shumë sheqer janë joshëse, por kur bëhet fjalë për pije tropikale të përziera bashkë si piña coladas, ekziston një mundësi e lartë të pini shumë nga ato. Kështu që më mirë rrini larg atyre, transmeton lajmi.net.

  1. Mbaje një pije jo-alkoolike afër

Pi një gotë ujë mineral për çdo pije alkoolike që pi. Kjo do të ngadalësojë pirjen tuaj dhe do të ndalojë dehidrimin.

  1. Ha para se të pish

Nëse ha pak djath dhe biskota para se të fillosh pirjen, kjo do të mbulojë stomakun tuaj, duke e ngadalësuar hyrjen e alkoolit në sistemin e qarkullimit të gjakut.

  1. Pi forma të pastra të alkoolit

Disa llojë të alkoolit si whisky, brandy dhe pije të tjera me ngjyrë kanë papastërti të cilat shkaktojnë kokëdhembje. Pijet pa ngjyrë si vodka janë më të pastra./lajmi.net