Parandalohet tentim kontrabanda ne Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se sot në orët e paradites, një udhëtar i ardhur nga Gjermania, është selektuar për kontroll nga zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare Aeroporti – Arritje, pas kalimit nëpër kanalin e gjelbër (për udhëtarët pa mallra për të deklaruar). Ku gjatë kontrollit të bagazheve të udhëtarit, pas dyshimeve të ngritura nga…

Lajme

17/07/2025 11:28

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se sot në orët e paradites, një udhëtar i ardhur nga Gjermania, është selektuar për kontroll nga zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare Aeroporti – Arritje, pas kalimit nëpër kanalin e gjelbër (për udhëtarët pa mallra për të deklaruar).

Ku gjatë kontrollit të bagazheve të udhëtarit, pas dyshimeve të ngritura nga imazhet në skaner, janë zbuluar mallra të padeklaruara me vlerë të konsiderueshme, konkretisht:

2 orë dore me vlere mbi 12.628.80 €, ndërsa vlera e taksave të papaguara arrin në 3,763.38 €.

Tutje në njoftimin e Doganës thuhet se bazuar në nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallit, ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundim të procedurave të mëtejme.

“Dogana e Kosovës kujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët se deklarimi i saktë i mallrave është obligim ligjor dhe mospërmbushja e tij bart pasoja financiare dhe ligjore”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/